Mysafiri që hap faqen tuaj është i uritur dhe i paduruar. Ai nuk do Mirë se vini në historinë tonë — do menynë, orarin dhe si të arrijë.
6 të detyrueshmet
- 1. Meny me çmime — si tekst faqeje, jo vetëm PDF 8MB. Me foto të 5-6 specialiteteve (tuajat, jo stok).
- 2. Orari i punës — i dukshëm dhe i përditësuar.
- 3. Lokacioni + harta — hartë Google me buton Drejtime.
- 4. Telefon me një prekje — gjysma e vizitave vijnë nga celulari.
- 5. Rezervime — formular ose thirrje e qartë; për ambiciozët: rezervim online me konfirmim.
- 6. Galeri me atmosferë — njerëzit zgjedhin me sy.
Bonusi që sjell mysafirë
Profili i Biznesit në Google i lidhur me faqen plus vlerësime të freskëta = shfaqeni kur dikush kërkon restorant në qytetin tuaj. Hostingu i shpejtë e hap menynë edhe me internet të dobët.